Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Kurtit: Nëse s’orientohesh nga punëtorët s’do të jesh më në parlament - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Kurtit: Nëse s’orientohesh nga punëtorët s’do të jesh më në parlament

NULL NULL
3 months më parë

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka kërkuar nga qeveria që t’i kenë pas 14 viteve Ligjin e Punës, marrëveshjen kolektive, sigurimet shëndetësore e Ligjin për Paga.

Ai tha se ngritja e pagave për të gjithë të punësuarit në Kosovës duhet të ndodh, sepse rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak të Kurtit, teksa e paralajmëroi kreun e qeverisë se nëse nuk orientohet nga punëtorët, atëherë nuk do të jetë më në parlament.

“Prandaj, këta punëtorë që janë sot, janë në mënyrë simbolike por nesër nëse s’ndodh plotësimi i kërkesave, do të jemi shumë më shumë këtu”, është shprehur Llumnica, njofton Klankosova.tv.