Kryetari i OEK-ut: Të zbatohen urgjent ligjet e rimëkëmbjes, në të kundërtën kolaps NULL NULL 29.10.2020 10:36 29.10.2020 10:36 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë ka thënë se çdo plan për masa kufizuese shtesë duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes. “Shtetet qe po mbyllen prapë (në tërësi, apo pjesërisht), kanë siguruar fonde dhe buxhete për të përkrahur sektorët që po goditen nga masat parandaluese anti-COVID. E ne? As një ligj bazik për rimëkëmbjen, nuk po arrijmë ta miratojmë me javë të tëra. Çdo plan për masa kufizuese të reja (nëse shfaqet nevoja për to), duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkembjes dhe me fonde shtesë për përkrahje të sektoreve më të goditur. Në të kundërtën, KOLAPS”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e tij në Facebook. Numri i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka arritur në 18.626 raste dhe janë regjistruar 673 raste të vdekjes, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 53 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë