Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, arrestohet për shpërdorim të detyrës

NULL NULL
12.11.2024 13:35
Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, arrestohet. Pamjet: Policia e Shtetit
Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, arrestohet. Pamjet: Policia e Shtetit

Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, është arrestuar nga policia shqiptare.

Ai ra në pranga pasi po dyshohet se ka keqpërdorur detyrën, për të përfituar një sipërfaqe të një toke.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës”, shkruan në njoftimin e policisë.

Mbi supet e kryetarit rëndon akuza për veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, dhe “Pushtimi i tokës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.