Kryetari i Malishevës infektohet me koronavirus

Kryetari i Malishevës infektohet me koronavirus

NULL NULL
4 javë më parë

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Ai ka thënë se gjatë dy javë ditëve do të jetë në vetizolim derisa ka këshilluar të kenë kujdes të gjithë ata persona që kanë pasë kontakt me të, njofton Klan Kosova.

“Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve”, ka thënë Bregaj.

“Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku. Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim. Pavarësisht kësaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar”.