Kryetari i Krushës së Madhe: Këtu krimi akoma është i gjallë, vërehet në çdo cep (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Krushës së Madhe: Këtu krimi akoma është i gjallë, vërehet në çdo cep (VIDEO)

NULL NULL
3 months më parë

Kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti, mbajti një fjalim me rastin e 23 vjetorit të masakrës atje, ku u shpreh së në këtë vend krimi është akoma i hallë.

Hoti u shpreh se gjenocidi serb vërehet në çdo cep të Krushës dhe është në çdo familje.

“Edhe pas 23 vitesh, Krusha e Madhe jeton me ankthin se a do t’i gjejmë edhe 64 krushjanët tonë. Në Krushë akoma krimi është i gjallë, ai vërehet në çco cep, krimi dhe gjenocidi serb është në çdo familje, pasiqë lanë shkret çdo gjë”, u shpreh ai.

Hoti i bëri thirrje shtetit që të kërkojë drejtësi siç u shpreh ai të plotë e jo të njëanshme, përcjell Klankosova.tv.

“Zërat tonë nuk do të shterrojnë kurrë për të kërkuar drejtësi. Edhe sot në emër të nënave që kanë humbur fëmijët, grave që kanë humbur burrat, mësuesit që kanë humbur nxënësit, e nxënësit që kanë humbur mësuesit, bëjmë thirrje si asnjëherë më parë shtetit tonë që të kërkojë drejtësi të plotë e jo të njëanshme si ato të gjykatave të UNMIK-ut e EULEX-it, ku prokurorët e tribunalet ndërkombëtare më shumë u morën me viktimën se sa me kriminelët, gjë që të akoma po vazhdon të Gjykatën Speciale, ku padrejtësisht po mbahen krerët e UÇK-së, ndërsa krerët e krimit serb, pinjoll të dalur nga mëngët e shinellit të Millosheviqit, jo vetëm që udhëheqin Serbinë, por edhe gradohen për të arriturat e luftës”, u shpreh tutje Hoti.