Kryetari i KQZ-së nga Mitrovica e Veriut fton qytetarët të dalin në zgjedhje (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i KQZ-së nga Mitrovica e Veriut fton qytetarët të dalin në zgjedhje (VIDEO)

NULL NULL
23.04.2023 10:19

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka vizituar qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, nga ku ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje për të votuar për përfaqësuesin e tyre.

Ai tha se procesi i votimit deri tani është duke shkuar në rregull dhe nuk është raportuar për ndonjë telashe.

“Erdhëm t’i vizitojmë qendrat e votimit, po e shohim që procesi po shkon me rregull, nuk ka problem. I ftoj qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të votojnë institucionet legale demokratike. I kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të shkojë në rregull, me qetësi. Shpresojmë që të përfundojë i qetë, i bëj thirrje qytetarëve të votojnë në mënyrë masive të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Radoniqi para gazetarëve.

Ai theksoi se nuk kanë dhënë ndonjë urdhër për moslejimin e gazetarëve nëpër vendvotime.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS