Kryetari i KQZ-së: Gjithçka gati për zgjedhjet e nesërme NULL NULL 22.04.2023 11:47 22.04.2023 11:47 Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se tashmë gjithçka është gati për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër në veri të vendit. Radoniqi tha se KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët në vende të caktuara për votime. “Andaj në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi, njofton Klankosova.tv. Ai më tej tha se shpreson që i gjithë procesi të shkojë i qetë dhe i lirë. Kujtojmë se nesër do të jenë 13 qendra votimi në katër komunat veriore, teksa kjo është hera e dytë që tentohet të mbahen zgjedhjet në veri pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave gjatë vitit të kaluar. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023