Kryetari i Komunës së Athinës rikonfirmon mbështetjen e Greqisë për liberalizim vizash

Kryetari i Komunës së Athinës rikonfirmon mbështetjen e Greqisë për liberalizim vizash

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i Komunës së Athinës, Kostas Bakoyannis, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth asaj nëse Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por e rikonfirmoi se shteti i tij e mbështetë procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai u shpreh se Greqia është plotësisht e përkushtuar ndaj paqes, prosperitetit e lumturisë së rajonit.

“Kemi qenë të qartë lidhur me pozitën tonë. Greqia e mbështetë përafrimin e Kosovës në Evropë, dialogun që është në vijim e sipër me Beogradin dhe shpresojmë që do të sjellë rezultate së shpejti. Ne mbështesim edhe liberalizimin e vizave për Kosovën”.

“Mendoj që kemi hapur shtigje shumë të gjata dhe se duhet të jemi shumë optimistë për atë që do të vijë. Jam shumë krenar që Greqia ka qenë në anën e duhur të sigurisë. Duhet të jemi të kujdesshëm se po flasim për çështje të ndjeshme që nuk mund te zgjidhen brenda natës. Atë që po e bëjmë ne është që po investojmë në paqen dhe rritjen e prosperitetit më të gjatë në rajon”, deklaroi Bakoyannis.

Ai po ashtu foli edhe rreth hapjes së ambasadës për të nisur me lëshimin e vizave, duke thënë se këto vendimet merren duke u bazuar në fakte dhe shifra të COVID-19.