Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë reagon pas arrestimit të Ismailit: Serbia s’dëshiron paqe

NULL NULL
09.06.2023 22:57
Nevazd Lutfiu

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, pas arrestimit nga Policia e Serbisë, po mbahet në stacion policor.

Ai tha se sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”, tha Lutfiu, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ku tha se ky është një represion i egër nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Arrestohet kryetari i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc se lejoi shfaqje teatrale të financuar nga Kosova

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.