Kryetari i Junikut, Agron Kuçi akuzohet nga deçanasit për privatizimin e një prone (VIDEO) NULL NULL 11 months më parë 11 months më parë E punuan për dekada me radhë ani se i takoi Erenikut. Ndërsa tani kur Agjencioni Kosovar i Privatizimit vendosi ta privatizojë këtë tokë, që kapë rreth 53 hektarë, banorët e fshatit Drenoc të Deçanit i bënë bashkë 41.500 euro për ta blerë, njofton Klan Kosova. E në ditën kur aplikuan, ofertoi edhe dikush tjetër. Oferta që sipas këtyre u dorëzua nga Kryetarit i Agron Kuqi është 106 mijë euro, andaj ua prishi hesapet banorëve të cilët nuk kanë ndonjë dokument të pronësisë së tokave që i punojnë. Banorët ankohen se Kuqi po e blen tokën, meqenëse nëpër të do të kalojë autostrada e Dukagjinit, por kjo iu mohua Klanit nga zyrtarët komunal të Deçanit, të cilët tashmë i kanë hartat e trasesë. Kronikë nga Enis Reçica.