Kryetari i FFK-së, Agim Ademi priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 26.04.2023 16:40

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ky i fundit u interesua për situatën në futbollin kosovar me theks të veçantë për licencimin e FFK-së nga Ministria e Sportit, çështje të cilën e konsideroi si hap të rëndësishëm që Kosova të vazhdojë progresin dhe konkurrencën e saj në arenën ndërkombëtare.

Ambasadori Abbott tha se Federata duhet të mbetet e pavarur nga politika dhe të plotësojë të gjitha kriteret për të marrë licencën, derisa presidentit Ademi i ofroi mbështetjen e plotë në këtë drejtim.

Në anën tjetër, Ademi i ofroi gatishmërinë për të realizuar bashkë çdo projekt i cili ndihmon në masivizimin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS