22:39, 16 Tetor 2019

Kryetari i Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malik, ka kërkuar nga tifozët çek që të kujdesën për sigurinë gjatë ndeshjes me Kosovën.

Malik ka thënë se puna kryesorja e tij është siguria dhe ka kërkuar që të shmangin provokimet mes tifozëve.

“Dua t’i kërkojë të gjithë tifozëve tanë që të distancohen nga çdo kontakt me kosovarët, veçanërisht për çështje politike, diskutime verbale apo në distancë, koreografi, veshje etj. Besoj që gjëja e fundit që do të dëshironim është ndëshkimi nga UEFA për Kombëtaren tonë, që do të thoshte se mund të rrezikonim pjesëmarrjen në kampionatin evropian” -tha Malik.

Padyshim, ndeshja më e rëndësishme për dy kombëtarët do të jetë kjo.

Çeki – Kosovë zhvillohet më 14 nëntor në Plzen.

Konkurs Pune

Lexo më shumë