Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos: Krenar që po qëndroj krah tri kampioneve olimpike

Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos: Krenar që po qëndroj krah tri kampioneve olimpike

NULL NULL
3 weeks më parë

Sot është bërë inaugurimi i Qendres Nacionale të Xhudos.

Shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare ishin pjesë e ceremonisë së inaugurimit.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos Marius Vizer.

Ai e quajti Kosovën “komb të xhudos”.

Vizer tha se është krenar që po qëndronte përkrah tri kampioneve olimpike në histori të Kosovës.

“Kosova, një komb i xhudos. Krenar që po qëndroj përkrah tri kampioneve të para olimpike në histori të Kosovës. tre të arta, të gjitha nga xhudo.

Përgëzime për trajnerin Kuka dhe ekipin e tij për arritjet e tyre të pabesueshme dhe historike”.

Qendra Nacionale e Xhudos është financuar nga Qeveria e Kosovës.