Kryetaret e degëve të Forumit të Gruas së LDK-së vizitojnë familjen e presidentit Rugova NULL NULL 07.09.2022 18:52 07.09.2022 18:52 Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, bashkë me kryetaret e degëve, ka vizituar familjen e presidentit Ibrahim Rugova. Lushaku-Sadriu tha se ata u mirëpritën krahëhapur, me buzëqeshje e ngrohtësi të veçantë nga gruaja e presidentit, Fana Rugova. “Ajo evokoi kujtime të jetës dhe veprës së presidentit Rugova, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci, por edhe për rolin e grave në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Lushaku-Sadriu, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se shprehen respektin për sakrificën sublime që gruaja e presidentit Rugova ka bërë përgjatë viteve në përkrahje të tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deda: Të gjitha bizneset ankohen se viti 2024 ka qenë viti më i rëndë që nga paslufta (VIDEO) 15/01/2025
Kosova Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t'i kërcënojë e kundërshtojë (VIDEO) 15/01/2025