13:44, 10 Prill 2020

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite do të jetë Pakoja Emergjente prej 320 milionë eurosh e propozuar nga PDK-ja.

Klan Kosova merr vesh se seanca do të mbahet të martën nga ora 11:00 – sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.

Në këtë seancë, PDK ka propozuar miratimin e një Pako Emergjente Financiare prej 320 milionë eurosh për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë koronavirus.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë