Kryesia e Rinisë së PDK-së në Slivovë kalojnë në LDK - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryesia e Rinisë së PDK-së në Slivovë kalojnë në LDK

NULL NULL
16/05/2015
Kryetari dhe kryesi a Rinës së Partisë Demokratike të Slivovës kanë kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës të Ferizajt i është bashkuar sot Kryesia e Rinisë Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës e fshatit Slivovë dhe kryetari i saj, Jetmir Ibishi.

Ai me këtë rast ka thënë se kohëve të fundit ka munguar komunikimi me degën e RDK-së dhe se kjo ka qenë arsyeja për të marrë një hap të tillë.

“Në bazë të informatave që kemi shihet se ka ngecur bashkëpunimi jo vetëm me nëndegën tonë por edhe me kryetarët e nëndegëve të tjera, kemi pasur një trajtim jo të mirë nga Kryesia e RDK-së”, tha Ibishi në arsyetimin e tij.

Ky student i Fakultetit Juridik thotë se te LDK-ja është pritur mjaft mirë dhe se aty do të jetë edhe zëri i rinisë ferizajase.

“Te LDK-ja jam pritur mirë, kanë qenë miqësorë. Këtu po e shoh një perspektivë më të madhe. Sidomos me ardhjen e kryetarit Svarqa, kanë një program i cili po u jep hapësirë shumë më shumë rinisë dhe zëri i tyre po dëgjohet në të gjitha proceset”, tha Ibishi.

Këtë aderim e ka përshëndetur edhe kryetari i degës së LDK-së dhe kryetar i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili me këtë rast tha se subjekti që ai drejton është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në proceset zhvillimore jo vetëm të partisë por edhe të qytetit.

“Ne jemi të hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të aderojnë tek ne. Pavarësisht që ne e kemi përfunduar procesin zgjedhor në degë, jemi të hapur për t’i pritur të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen programit dhe vizionit të LDK-së” tha Sfarqa.