Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën e re plenare NULL NULL 03.03.2023 08:30 03.03.2023 08:30 Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00. Në këtë mbledhje në rend ditë është propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të re, e cila përmban 11 pika ku janë të përfshira disa projektligje, raporte e rekomandime. Ndër ta është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Rendi i ditës Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re: Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months