Kryeshefi i Inspektoratit s’planifikon të kthehet në Polici NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri ka thënë se pse duhet të evidentohet rritja e numrit të ankesave të qytetarëve serbë. “U raportua se është rritur numri i ankesave të qytetarëve serbë, pse do të duhej të evidentohej kjo rritje krahasuar me qytetarët shqiptarë ose minoritetet tjera”, i ka drejtuar Selimi pyetjen Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti derisa po raportonte para këtij Komisioni, njofton Klan Kosova. Selimi e ka pyetur Mehmetin edhe se a planifikon të rikthehet në Policinë e Kosovës pas përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij Inspeksioni. “Nuk planifikoj të rikthehem”, është përgjigjur Mehmeti.
Kosova Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave 11 minuta më parë
Futboll Tifozët e Cityt tallen me Zouman: Kështu është ndjerë edhe macja jote (VIDEO) 24 minuta më parë