Kryeqytetasit s’kanë ku të presin autobusin, pritoret kryhen në fundvit (VIDEO) NULL NULL 23.09.2023 19:44 23.09.2023 19:44 Pritoret në kryeqytet që duhej të kishin ardhë tash e tre muaj, nuk janë vendosur akoma. Kjo duket se po shkakton telashe për qytetarët e Prishtinës, gjatë kohës sa janë duke pritur për autobus, raporton Ju Flet Prishtina. Qytetarët mendojnë se duhet akoma më shumë punë për të bërë, dhe se nuk shohin shpresë se do të bëhet edhe për një kohë të shkurtër vendosja tyre. Prishtinasit përtej motit me diell gjatë këtyre ditëve, po e mendojnë edhe dimrin, e për këtë ata kërkojnë nga komuna që t’i përshpejtojë punët. Ndërsa në një përgjigje për emisionin Ju Flet Prishtina, drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, ka bërë të ditur se “do të jenë 150 formate të pritoreve të reja, nga 50 për formatin “A”, 50 për “B” dhe 50 për “C”, dhe i gjithë projekti për pritoret do të përfundojë brenda këtij viti. Siç bënë të ditur nga komuna, formati i ri “A” do të jetë më i madhi edhe për nga dimensionet e edhe më i avancuar. Të tjera të këtij lloji parashihet të vendosen në pjesën urbane si shkak i numrit të madh të qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë transportin publik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë