Kryeprokuroria, deputetëve: Faktet në prokurori e jo në Kuvend - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeprokuroria, deputetëve: Faktet në prokurori e jo në Kuvend

NULL NULL
01/06/2015

Zyra e Kryeprokurorit të shtetit, ka ftuar deputetët e Kuvendit  të Kosovës, që të gjitha informatat që po i shpalosin në Kuvend, në lidhje me vepra penale të ndryshme që pretendojnë se kanë shkatuar persona të caktuar ti deponojnë në Prokurori.

Të njëjten gjë sipas prtokurorisë së shtetit duhet ta bëjnë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në seancat e fundit plenare të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë paraqitur disa prononcime dhe kërkesa që lidhen me disa pretendime se janë kryer vepra të rënda penale nga individë të apostrofuar, pretendime këto që pohojnë se kanë shkaktuar dëme qindra milionëshe ndaj buxhetit të vendit.

Këto pretendime të të zgjedhurve të popullit kanë nxitur edhe reagimin e Zyrë së Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikate për media.

“Denoncimi i krimit nuk është vetëm e drejtë, por edhe obligim qytetar e moral i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në disa raste të caktuara, (në pajtim me nenin 386 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës), çdo qytetar, pa përjashtuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, është i obliguar t’i paraqes veprat penale, nëse ka njohuri për ekzistimin e tyre.” thuhet në  këtë komunikatë.

Sipas kësaj zyreje, kushdo që nuk e bën një gjë të tillë kryen vepër penale në vete.