Kryeministrja Theresa May “sfidohet” në bilardo nga homologu italian (VIDEO) NULL NULL 25.02.2019 16:15 25.02.2019 16:15 Kryeministrja britanike, Theresa May, është “sfiduar” në një lojë bilardoje nga Kryeministri italian, Giuseppe Conte. Ajo e provoi veten në këtë lojë duke e theksuar se nuk di mirë të luaj, transmeton Klan Kosova. “E di se do të më ndihmoni shumë, por prapë se prapë nuk do të di të luajë. Më tregoni si duhet ta bëjë”. Ky çast relaksimi është zhvilluar derisa liderë të shumtë janë duke marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe dhe Bashkimit Europian. Në këtë samit janë duke marrë pjesë mbi 20 krerë të shteteve europiane, duke përfshirë edhe Kancelaren gjermane Angela Merkel. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.