Kryeministri rus dha dorëheqje pas fjalimit të Putinit, i premtohet post tjetër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri rus dha dorëheqje pas fjalimit të Putinit, i premtohet post tjetër

NULL NULL
15/01/2020

Kryeministri rus Dmitry Medvedev i ka dorëzuar dorëheqjen e tij Presidentit Vladimir Putin.

Agjencitë e lajmeve ruse thanë që Putin falënderoi Medvedev për shërbimin e tij, por tha se kabineti i kryeministrit nuk arriti të përmbushë të gjitha objektivat e përcaktuara për të, njofton Klan Kosova.

Mediat ruse thanë që Putin planifikon ta emërojë Medvedevin si zëvendës të Këshillit Presidencial të Sigurisë.

Medvedev, një bashkëpunëtor i ngushtë për një kohë të gjatë i Putinit, ka shërbyer si kryeministër i Rusisë që nga viti 2012.

Ai kaloi katër vjet para kësaj si president në periudhën 2008-2012.

Putini u kërkoi anëtarëve të Kabinetit të Medvedev që të vazhdojnë të punojnë derisa të formohet një Kabinet i ri.

Dorëheqja e Medvedev erdhi pas fjalimit të përvitshëm të Putinit të mërkurën.

Gjatë fjalës së tij, udhëheqësi rus propozoi ndryshimin e kushtetutës për të rritur kompetencat e kryeministrave dhe anëtarëve të kabinetit.

Masa e propozuar shihet si pjesë e përpjekjeve të Putinit për të krijuar një pozicion të ri të pushtetit që ai të qëndrojë në krye pasi mandati i tij aktual si president përfundon në 2024.