Kryeministri raporton në Kuvend për dialogun me Serbinë (VIDEO)

Kryeministri raporton në Kuvend për dialogun me Serbinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 2 weeks më parë

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar në Kuvend për ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut.

Por ai nuk foli për etapën e re të bisedimeve e cila nis të martën e 15 qershorit kur Kurti në Bruksel takon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i Qeverisë i akuzoi paraardhësit në post për mashtrime në raport me bisedimet me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë nga opozita erdhën akuza të forta.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e quajti këtë seancë seminar veror.

Kurse shefi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i tha Kurtit se më nuk është në opozitë dhe se tashmë ai duhet të kryejë punë.

“I ke krejt dhe vepro”, tha ai.

Ish-kryeministri, tash deputet, Ramush Haradinaj, thotë se Kurti “po fsheh diçka” dhe se është hera e parë në historinë e Kosovës që një kryeqeveritar nuk e përfshin Amerikën si lojtarin kyç në dialogun kosovaro-serb.

E vetë kryeministri, i cili paraprakisht kërkoi konsensus nacional në raport me dialogun e formatit të Brukselit, kishte porosi të koduara për opozitën.