Kryeministri në detyrë arrin në Artanë NULL NULL 02.06.2020 14:42 02.06.2020 14:42 Pas ngjarjes tragjike në Novobërdë, atje tashmë ka shkuar kryeministri në detyrë Albin Kurti. Kurti po shoqërohet nga Ministrja në detyrë e Ekonomisë Rozeta Hajdari dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, njofton Klan Kosova. Paraditen e sotme, një xehtar dhe një inxhinier – të moshës 50 dhe 51 vjeçar – humbën jetën në Minierën e Artanës pasi u shemb një pjesë e punishtes në të cilën ndodheshin. Në ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë duke bërë përpjekje që t’i nxjerrin trupat e pajetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.