21:59, 25 Shkurt 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kanë pritur sot në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky delegacion kryesohej nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR), Stephanie Eble, Oana Elena Luca,  Zhongxia Zhang, Shushanik Hakobyan, Selim Thaçi dhe  Mentor Mehmedi, njofton Klan Kosova.

Në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi Kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror, njofton Klan Kosova.

Siç bëjnë të ditur nga Kryeministria, delegacioni i FMN-së u interesua rreth ligjit për pagat.

Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë.

Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Konkurs Pune

Lexo më shumë