17:42, 28 Maj 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga ballkoni i Qeverisë ka përshëndetur të gjithë ata që po marrin pjesë në test-protestën që po organizohet nga partia që ai drejton.

Ky veprim i Kurtit është pritur me shumë ovacione nga qytetarët e pranishëm të cilët pothuajse vazhdimisht kanë brohoritur “Albin Kurti”, njofton Klan Kosova.

Kryeministri në detyrë kishte deklaruar se ai nuk do të jetë pjesë e kësaj proteste, por ka mbështetur vazhdimisht idenë që qytetarët kanë të drejtë që të protestojnë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë