Kryeministri Kurti në Samitin Ekonomik në Shkup, ku merr pjesë edhe Gabriel Escobar NULL NULL 14.10.2021 12:00 14.10.2021 12:00 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr sot pjesë në Samitin Ekonomik i cili po mbahet në Shkup. Në këtë samit i cili po mbahet në nivel kryeministror dhe ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, po merr pjesë edhe zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, përcjell Klankosova.tv. Fokusi i samitit, i organizuar nga “Economist Events”, do të jetë forcimi i stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe përparësitë e rajonit në periudhën pas pandemisë, njoftoi qeveria malzeze. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.