Kryeministri Kurti: Fjala e Haradinajt është sulm në moralin e policit të Kosovës

Kryeministri Kurti: Fjala e Haradinajt është sulm në moralin e policit të Kosovës

NULL NULL
2 months më parë

Kryeministri  Albin Kurti, ka thënë se fjala e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, për dy operacionet e policisë në Veri, është sulm në moralin e policit të Kosovës.

Kurti tha se morali i policisë së Kosovë nuk ka qenë kurrë më i fuqishëm se tash.

“Fjala e Haradinaj është sulm në moralin e policit të Kosovës, që ai kur shkoi në veri të ketë dilema, po kot e keni deputeti Haradinaj. Morali i policit të Kosovës është shumë i lartë, kot e ki që po e sulmon,edhe atëherë kur shkon me njësi speciale për ta mbrojtur  policin tonë kufitar për të vendosur reciprocitetin edhe atëherë kur e lufton krimin e korrupsionin e kontrabandën në Veri. Morali i policit tonë është i paprekshëm, unë kam takuar policinë tonë, kurrë morali i tyre nuk ka qenë më i fuqishëm, e ju po përpiqeni që ta sulmoni moralin policisë tonë atëherë kur do shkoj në veri”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Haradinaj për dy operacionet e fundit të policisë: Po bëhet qëllimshëm për me dorëzuar Veriun