Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri Kurti arrin në Sarajevë (VIDEO)

NULL NULL
05.12.2024 16:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Sarajevë.

Kështu raporton portali boshnjak “avaz.ba”, i cili ka publikuar edhe pamjet e eskortës, njofton Klankosova.tv.

Shefi i qeverisë do të bëjë disa takime në Sarajevë, ndonëse Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë është anuluar.

Kurti pritet të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99.

Ndryshe, kryeministri Kurti po viziton BeH-në me ftesë të Adil Kulenoviqit, kryetar i organizatës joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.