Kryeministri kroat Plenkoviq infektohet me COVID-19 NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka dalë pozitiv me COVID-19, dy ditë pasi që gruaja e tij është infektuar me këtë virus. Ai është testuar këtë të hënë përsëri pas rekomandimeve nga epidemiologët ku dhe ka rezultuar pozitiv, ka njoftuar Qeveria e Kroacisë, transmeton Klan Kosova. “Kryeministri aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon që t’i zhvillojë aktivitetet dhe përgjegjësitë nga shtëpia. Ai do t’i ndjek udhëzimet e doktorëve dhe epidemiologëve”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Marko Miliq. Plenkoviq është vetizoluar për dy javë pasi që bashkëshortja e tij u infektua dhe tash do të vazhdojë karantinimin për dhjetë ditë të tjera.