14:08, 29 Mars 2020

Një ditë pasi qeveria shqiptare dërgoi në Bergamo një skuadër prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, vjen një reagim nga Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, me anë të një shkrimi në Facebook ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe 30 mjekët e infermierët që kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar më përballimin e situatës me CoVid-19.

Conte ka shpërndarë edhe një video të kryeministri Rama teksa përcillte nga Rinasi ekipin me 30 mjekë e infermierë ku shprehej “pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi”.

“E di se 30 mjekë nuk e përmbysin raportin. Por di që edhe andej është shtëpia jonë që ku Italia, motrat dhe vëllezërit italianë na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe mjetet nuk janë pa kufij. Por nuk mund të mbajmë forcat rezerva kur në Itali po kurohen dhe shqiptarë të plagosur nga armiku dhe që kanë nevojë për ndihmë. Është e vërtetë që sot të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre. Mbase pikërisht pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ti tregojmë Italisë se nuk e harrojmë mikun në vështirësi. Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot I vetëm. Dhe ju të dashur anëtarë dhe anëtare të një misioni kurajoz po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot jemi të gjithë italianë. Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Europën e botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve.”- tha Rama dje.

Italia po kalon një periudhë tepër të zymtë nga pandemia koronavirus.

889 viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, shifër që mbetet tepër e lartë me një përmirësim të lehtë krahasuar me një ditë më parë.

Në total, mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, një rekord tepër tragjik për vendin fqinj.
Qeveria italiane ka shtuar dhe kontrollet në kufijtë e saj, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Çdokush që mbërrin në vend duhet të specifikojë arsyet e vizitës dhe banesën ku do të qëndrojë, sigurisht në izolim.

Ndërkohë, vazhdojnë problemet në sistemin shëndetësor për shkak të mbipopullimit nga të infektuarit.

Grazie 🇦🇱

Publiée par Giuseppe Conte sur Dimanche 29 mars 2020

Konkurs Pune

Lexo më shumë