Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri i Ukrainës: Rreth 215 mijë ukrainas janë kthyer për të luftuar

NULL NULL
11.03.2022 16:50

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka thënë se rreth 215 mijë ukrainas janë kthyer nga jashtë për ta mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi rus.

Ai, në një forum diplomacie në Turqi, tha se të gjithë ukrainasit u ngritën për ta mbrojtur vendin e tyre.

“Tani çdo qytet, i madh e i vogël, është bërë një fortesë, prej nga mund të luftohen pushtuesit”, ka thënë Shmyhal, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se liderë të ndryshëm botërorë, duke përfshirë presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, po marrin pjesë në forumin e diplomacisë, që po mbahet në një vendpushim pranë qytetit bregdetar turk në Mesdhe, Antalia.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.