Kryeministri i sapozgjedhur i Norvegjisë viziton vendin ku ndodhi sulmi me shigjeta

Kryeministri i sapozgjedhur i Norvegjisë viziton vendin ku ndodhi sulmi me shigjeta

NULL NULL
2 months më parë

Ishte një ditë e zymtë për kryeministrin e ri të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, përderisa vizitoi qytetin në zi, nga një sulm me hark dhe shigjetë që la pesë persona të vdekur.

“Kjo është një ngjarje tronditëse për njerëzit nga veriu në jug, lindje e perëndim, dhe si kryeministër doja të siguroja autoritetet e Kongsberg por edhe njerëzit e Kongsberg që ne qëndrojmë së bashku”, tha kryeministri.

I dyshuari i arrestuar në vendin e krimit ishte një banor me një histori të sëmundjes mendore, të cilin policia e përshkroi si një të konvertuar së fundmi në Islam, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Ai është i lodhur dhe i sëmurë mendërisht, kështu që ne nuk mund ta intervistojmë më tani”, tha  inspektori i policisë.

“Unë nuk mund të them asgjë. Unë kurrë nuk do ta kapërcej këtë”, tha Svean Westad, një mik i dy prej viktimave.

I dyshuari ishte i njohur për banorët, të cilët e përshkruanin atë si një person të vetmuar që mbante kufje dhe kokën ulu.