9:27, 31 Mars 2020

Kryeministri indian, Narendra Modi, po ndan këshilla të jogës për t’i dalë në ndihmë qytetarëve që të qëndrojnë të shëndetshëm teksa vendi është në karantinë.

Modi postoi video të animuara të hënën pasi gjatë një adresimi të tij në radio, u pyet për rutinën e tij të palestrës gjatë kësaj kohë të mbylljes në shtëpi.

“Shpresoj që edhe ju të filloni të praktikoni joga rregullisht”, shkroi ai në Twitter, ku postoi edhe video.

“Dje dikush më pyeti rreth rutinës sime të ushtrime gjatë kësaj kohe, prandaj menduam që ta ndajmë me ju këto video”.

“Nuk jam ekspert fitnesi dhe as mjek. Praktimi i jogës ka qenë një pjesë integrale e jetës sime për shumë vite dhe e kam parë të dobishme”, shtoi ai në një postim tjetër.

Adresimi i tij në radio të dielën ishte i pari që kur Modi urdhëroi “mbyllje” të qytetarëve për 21 ditë më 24 mars.

“Ri-eksploroni pasionin tuaj, shikoni brenda vetes në vend se të dilni jashtë”, u deklarua ai.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Indi është 1251, përfshirë 32 vdekje.

Konkurs Pune

Lexo më shumë