Kryeministri i Greqisë nesër viziton fshatrat në jug të Shqipërisë NULL NULL 21.12.2022 22:28 21.12.2022 22:28 Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nesër zhvillon një vizitë në Shqipëri. Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull. Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por u anulua për shkak të kushteve atmosferike, raporton portali grek Ekathimerini, përcjell Klankosova.tv. Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi se ka progres në çështjen e detit./Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.