Kryeministri i Bullgarisë del pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Bullgarisë del pozitiv me COVID-19

NULL NULL
1 muaj më parë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka dalë pozitiv me COVID-19. Ai ka thënë se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, atij i është rekomanduar nga mjekët të qëndrojë në shtëpi.

Borissov ka informuar Ambasadën e SHBA-së në Sofje se është prekur me koronavirus, kjo për shkak se të premten pati një takim me Keith Krach, nënsekretarin amerikan të shtetit për çështjet ekonomike, transmeton Klan Kosova.

Zyra për media në Qeverinë e tij ka deklaruar se ai nga shtëpia është i gatshëm të punojë dhe të bashkëpunojë me ministrat për çdo punë.

Borissov u izolua të premten pasi një zëvendësministër kishte dalë pozitiv dhe ky me të kishte pasë një takim pesë ditë më herët, shkruan Reuters.