Kryeministri hungarez: Situata në Ukrainë, rrezik real për t’u bërë lufta e tretë botërore NULL NULL 31.03.2023 18:03 31.03.2023 18:03 Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është shprehur se lufta në Ukrainë, është rrezik real për t’u bërë Lufta e Tretë Botërore. Ai ka bërë thirrje për bisedime paqeje, por nuk e kritikoi drejtpërdrejt Rusinë për pushtimin e saj, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Jam i bindur se kërcënimi i luftës botërore nuk është një ekzagjerim letrar. Kur liderët evropianë dhe amerikanë thonë se nëse vazhdon kështu, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, në fillim tingëllon e pabesueshme dhe e ekzagjeruar, por aty ku punoj dhe ku shoh ngjarjet, aktualisht ky është një rrezik real”, u shpreh ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Lago takohet me Bislimin e Muratin, diskutojnë për marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë nga Emanuell SYLA 15/04/2023