Kryeministri Hoti tregon masat e reja anti-covid NULL NULL 13.07.2020 16:54 13.07.2020 16:54 Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka treguar masat e reja anti-covid, që qytetarët duhet t’ju përmbahen rregullisht, në mënyrë që të menaxhohet situata në kohë të pandemisë. Hoti bënë të ditur që bartja e maskave mbetet obligative, njofton Klan Kosova. Ndërsa veç kësaj qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës. ”Masat e reja për mbrojtje nga #COVID19 ? ? Bartja e maskave është obligative ? Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme ? Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike, mund të lëvizin prej 05:00 deri 10:00 dhe prej 18:00 deri 21:00 ? Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi jashtë shtëpive (me përjashtim të rasteve urgjente shëndetësore) ? Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private ? Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura ? Të gjitha qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 ? Pezullohet puna në tregjet publike të automjeteve dhe të kafshëve ? Pezullohen ceremonitë fetare në institucionet fetare ? Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe, parqe dhe të ngjashme ? Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal ? Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS Ruaje veten dhe të tjerët!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024