Kryeministri Hoti: Qeveria do ta mbështesë Telekomin e Kosovës NULL NULL 07.08.2020 11:44 07.08.2020 11:44 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluan sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduan për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Me këtë rast, Hoti theksoi se Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin. Po ashtu, u theksua se shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë