Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri Haradinaj: Përjetë mirënjohës NATO-s dhe Amerikës

NULL NULL
24.03.2019 12:45

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për nder të 21 vjetorit të rezistencës së UÇK-së në Gllogjan të Deçanit, kur po mbahet manifestimi i Epopesë së Dukagjinit, njofton Klan Kosova.

Ai tha se Kosova do t’i jetë përjetë mirënjohëse NATO-s dhe Amerikës.

“Unë jam rritur si fëmijë me plot thënie e histori të luftërave shqiptare, i kam lexur por kam dashur gjithmonë t’i dëgjoj historitë e luftërave të Dukagjinit. Historia jonë është jashtëzakonisht e vlefshme dhe e pasur. Dukagjini ka lënë nam në të gjitha kohërat e veta, edhe para Lekë Dukagjinit edhe pas tij”.

“Ngjarja që ka bërë kthesë në historinë e shqiptarëve, është bashkimi i Lekës, kur ai bashkoi shqiptarët në atë kohë. E ndjejmë akoma atë histori, por ne nuk e ndalëm luftën asnjëherë dhe vetëm lufta e fundit, pikërisht në tokën e Dukagjinit, u bë edhe një herë bashkimi, ai në UÇK. Kushdo që erdhi u bëmë bashkë në luftën tonë për liri”.

“U bashkuam mes vete dhe qëndruam bashkë, në përballjet më të vështira dhe dhimbje të mëdha. Nato filloi sulmet ajrore. Populli ynë e ka një memorie, e ka një thënie “Miku i mirë në ditë të vështira”. NATO na u gjind, e prirë prej Amerikës në ditët më të vështira të jetës tonë. Ne i jemi përjetë mirënjohës NATO-s dhe Amerikës”.

“Më 24 mars 1998, në Gllogjan vazhdoi pushka e komandantit tonë Adem Jasharit. Atë ditë, Ademi dhe luftëtarët janë ndjerë krenar sepse ishte ajo pushkë që nuk u ndal asnjëherë dhe na solli liri. Lufta e Gllogjanit është si luftërat, betejat që kanë folur për to dhe kanë thënë një fjalë – “Nëpër luftëra të rrepta gjithmonë kemi ra, por me faqe të bardhë gjithmonë jemi nda”.

“Shqiptarët luftuan me kod etë nderit, kot e kanë ata që mundohen ta fëlliqin luftën tonë. Ne në Kosovë kemi ditë dhe do të dijmë t’i ruajmë etnitë. A ka vlerë më të madhe dhe a ka ditë më të mirë se sa liria. Lavdi dëshmorëve të kombit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.