Kryeministri Haradinaj bie në grackën e humoristëve rusë? NULL NULL 21.04.2019 16:41 21.04.2019 16:41 Sipas Shaun Walker i cili është gazetar i The Guardian, Kryeministri Ramush Haradinaj, po del të jetë mashtruar nga humoristët rusë, Vovan dhe Lexusov. Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Ramush Haradinaj, i ka uruar popullit ukrainas zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe Presidentit ukrainas, Petro Poroshenkos, gjithë të mirat, transmeton Klan Kosova. Ai në statusin e tij të cilin më pas e ka fshirë nga Twitter, i ka uruar të gjithë të mirat edhe “Kryeministrit të ardhshëm” të Ukrainës, Vovan Lexusov. Kjo gjë nuk i ka ikur korrespodentit Shaun Walker, i cili ka thënë se nuk mund të besojë që politikanët vazhdojnë të bien në grackën e humoristëve Vovan dhe Lexusov. It seems the Kosovo PM has had a call from the Kremlin prankers, Vovan and Lexus. How are politicians still falling for this?! pic.twitter.com/zxrbSsOmVm — Shaun Walker (@shaunwalker7) April 20, 2019 Klan Kosova ka kontaktuar këshilltarin e Kryeministrit, Eroll Belegun, mirëpo ky tha se nuk është në dijeni që Ramush Haradinaj e ka postuar një shkrim të tillë në Twitter. “Kryeministri Haradinaj ka raporte shumë të mira me Petro Poroshenkon, i cili është pro vlerave europiane dhe euroatlantike. Natyrisht që ai e përkrahë në parim Poroshenkon në balotazh. Poroshenko është pro-europian dhe ne padyshim se jemi në anën e tij. Ndërsa sa i përket shkrimit në Twitter unë nuk jam në dijeni për këtë gjë”, ka thënë këshilltari Belegu. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024