Kryeministri grek viziton vendin ku ndodhi përplasja e trenave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri grek viziton vendin ku ndodhi përplasja e trenave

NULL NULL
01.03.2023 12:24

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka vizituar vendin e ngjarjes ku u përplasën dy trenat pranë qytetit verior grek të Larisës.

Ai është zotuar se do ta zbardhë rastin dhe të sigurojë që një gjë e tillë të mos ndodhë më kurrë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Qeveria greke ka shpallur tre ditë zie kombëtare, me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike.

klankosova.tv