Kryeministri grek Mitsotakis thotë se ka fituar mandatin vendimtar për të qeverisur NULL NULL 21.05.2023 21:41 21.05.2023 21:41 Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të dielën, duke thënë se ai kishte një mandat për të formuar një qeveri të fortë autonome. Reuters shkruan se rezultatet e hershme zyrtare treguan të dielën se partia konservatore e Mitsotakis, “Demokracia e Re” ishte e vendosur për një fitore të madhe në zgjedhjet e Greqisë, por nuk kishte shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri njëpartiake. “Rezultatet e votimit janë vendimtare. Ato tregojnë se “Demokracia e Re” ka miratimin e popullit për të sunduar fortë dhe në formë autonome,” tha Mitsotakis, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO