Kryeministri grek kërkon falje nga familjet për fatkeqësinë hekurudhore NULL NULL 05.03.2023 15:12 05.03.2023 15:12 Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis I ka kërkuar falje familjeve të 57 viktimave të përplasjes së trenit gjatë kësaj jave. Në një mesazh në Facebook, Mitsotakis tha se “në Greqinë e 2023… dy trena që shkojnë në drejtime të ndryshme nuk mund të lëvizin në të njëjtën linjë dhe askush nuk e vëren”. Protestat vazhdojnë prej ditësh. Përleshjet me policinë u raportuan të dielën ndërsa mijëra iu bashkuan një demonstrate në kryeqytetin Athinë. Policia vlerësoi se 12 mijë njerëz morën pjesë në protestë. Disa demonstrues i vunë zjarrin kazanëve të plehrave dhe hodhën bomba me benzinë. Policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës dhe granata trullosëse, duke pastruar sheshin qendror Sintagma nga protestuesit brenda pak minutash. Protestuesit thuhet gjithashtu se lëshuan qindra balona të zeza në qiell në kujtim të të vdekurve, me disa që mbanin në duar tabela ku shkruhej “Poshtë qeveritë vrasëse”. Natën e 28 shkurtit, një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash që po udhëtonin në drejtime të kundërta përfunduan në të njëjtën binar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Katër vagonët e parë të trenit të pasagjerëve doli nga shinat dhe dy të parat morën flakë dhe u shkatërruan pothuajse plotësisht. Aksidenti i trenit i atribuohet gjerësisht gabimit njerëzor, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025