Kryeministri danez: Refuzojmë të heqim dorë nga Demokracia NULL NULL 15/11/2015 15/11/2015 Më shumë se 20.000 veta bashkë edhe me kryeministrin Lars Lokke Rasmussen, janë mbledhur para ambasadës franceze në Danimarkë duke ndezur qirinj për nder të viktimave në sulmet terroriste në Paris, njofton Klan Kosova. Të mbledhurit, disa prej tyre edhet të veshur me ngjyrat e flamurit francez, mbajtën një minutë heshtje. “Cila është përgjigja jonë më e fuqishme që duhet t’u japim këtyre terroristëve? Të vazhdojmë të jetojmë, dhe të refuzojmë të luhatemi në mënyrën tonë të të jetuarit. Nëse ne nuk guxojmë më të dalim për një kafe në një teracë lokali pa ndjerë fikë, atëherë kemi humbur. Ne insistojmë në mbrojtjen e demokracisë dhe kënaqësisë që ofron jeta”, ka thënë kryeministri danez Rasmussen.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022