Kryeministri britanik tha se Ukraina e meriton të jetë mikpritëse e Eurovizionit NULL NULL 18.06.2022 13:37 18.06.2022 13:37 Prime Minister Boris Johnson, speaks after surviving an attempt by Tory MPs to oust him as party leader following a confidence vote in his leadership, Monday June 6, 2022, in London. Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë se shpreson që Ukraina do të jetë në gjendje të jetë mikpritëse e Festivalit të Eurovizionit vitin e ardhshëm, duke shtuar se ukrainasit e meritojnë ta kenë atë. “Ukrainasit fituan Eurovision Song Contest. E di që patëm një hyrje fantastike, e di që dolëm të dytët dhe do të doja të isha në këtë vend. Por fakti është se ata fituan dhe e meritojnë ta kenë atë. Unë besoj se ata mund ta kenë dhe besoj se duhet ta kenë”, tha Johnson. Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) ka vendosur se nuk mund të ecë përpara në vendin e shkatërruar nga lufta, siç ishte planifikuar dhe në vend të kësaj i ofroi mundësinë Britanisë së Madhe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024