Kryeministri britanik: Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite NULL NULL 26.10.2024 09:40 26.10.2024 09:40 Kryeministri britanik, Keir Starmer Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ndaj sulmit që mbrëmë pas mesnate i bëri Izraeli, Iranit. Ai ka thënë se Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite. Duke folur në një konferencë për shtyp në Samoa, Starmer tha: “Unë e kam të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”. “Irani nuk duhet të përgjigjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të depërshkallëzuar situatën në të gjithë rajonin”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë - Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes 40 minuta më parë
Lajme Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen 45 minuta më parë