Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryemadhi, Ramës: S’ke parë gjë akoma!

NULL NULL
16.02.2019 17:51

Pas mbylljes së protestës së Opozitës, protestë e cila zgjati më shumë se 5 orë, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Me anë të një deklarate për shtyp nga selaia e LSI-së, Kryemadhi u shpreh: “Frikacaku Edi Rama, sot me dy mijë karriget e tij në Vlorë, kërkonte të bënte antimitingun, por sot shqiptarët i treguan Edi Ramës, se ti ke ikur zotëri, por ke ikur si frikacak e nuk ke vend ku të fshihesh”.

Në vijim ajo theksoi se pavarësisht formës dhe mënyrave që do të përdorë Kryeministri ndaj popullit të tij, ata nuk do të zmbrapsen.

“Sot Edi Rama e tregoi që është frikacak. Edi Rama jo gazlotjellës por sikur të gjithë arsenalin e Bashkimit Sovjetk dhe Shteteve të Bashkluara të Amerikës ta përdorë kundër popullit të tij, nuk mund t’i zmbrapës më qytetarët”, – tha Kryemadhi.

Në vijim ajo paralajmëroi: “Edi Rama nuk ka parë gjë akoma. Ditë të tjera do të vijnë, edhe më të ethshme edhe më me makth për Edi Ramën, por do të vijnë ditë më të bukura për shqiptarët. “, ndërsa e përmbylli fjalën duke thënë: “Falënderoj të gjithë protestuesit që nuk u bënë pre e provkimeve të Edi Ramës dhe Gardës së tij. më shumë se 20 herë u qëllua ndaj qytetarëve, por ata u treguan këmbëngulës. Ishte një protestë që rrëzoi Edi Ramën. E rrëzoi Edi Ramën dhe për t’i treguar bandave dhe krimit të organizuar që e menaxhojnë atë që ai nuk është më kryeministri i shqiptarëve .”, tha Kryemadhi.

Deklarata për media e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi Kryemadhi:

Sot filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqësohet nga Edi Rama Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të falënderoj sot të gjithë ata protestues të cilët shprehën qytetari, por mbi të gjitha shprehën devotshmëri dhe dashuri ndaj vendit të tyre. Sot protesta ishte vetëm fillimi. Vetëm fillimi i atij reagimi qytetar, ku për hir të së vërtetës na bën të ndihemi krenarë për qytetarinë, atdhedashurinë dhe për dashurinë që kanë shqiptarët për vendin e tyre.

Sot protesta, e cila kishte më shumë djem dhe vajza, burra dhe gra, se asnjëherë tjetër nga çdo protestë, apo çdo manifestim i madh që është bërë në Shqipëri, ishte një protestë që rrëzoi Edi Ramën. E rrëzoi Edi Ramën dhe për t’i treguar bandave dhe krimit të organizuar që e menaxhojnë atë që ai nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Frikacaku Edi Rama sot me 2 mijë karriget e tij në Vlorë, kërkonte të bënte anti mitingun. Por ishte përgjigja më e mirë që i dhanë shqiptarët sot nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Nga ai bulevard ku me qindra e mijëra shqiptarë kanë dhënë gjakun për vendin e tyre, që kjo Shqipëri të jetë e lirë.

Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan edhe njëherë që ti ke ikur zotëri. Por ke ikur si një frikacak dhe nuk gjen vend ku të fshihesh. Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan që mund të përdori çdo lloj arme, por ata nuk i tut dot. Sot Edi Rama e tregoi edhe njëherë se është frikacak, por mbi të gjitha tregoi se është edhe vetëm.

Sot Edi Rama mori një mësim shumë të mirë. Por mësime të tjera e presin akoma më shumë. Nuk ka parë gjë akoma. Jo gaz lotsjellës, jo plumba plastikë të përdori ndaj qytetarëve, por sikur edhe të gjithë arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta mbledhë kundër popullit të tij, ai nuk mund ta mundi dot. Nuk është Edi Rama nga ata burra që të mundë popullin e tij, populli i tij janë shqiptarët që duan vendin e tyre dhe sot shqiptarët treguan që janë kundër politikës së Edi Ramës, janë kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, janë kundër taksës dhe çmimeve të larta, janë kundër shfrytëzimit që u bëhet në mënyrën më makabre shqiptarëve, janë kundër taksidarëve të Edi Ramës që falimentojnë bizneset e shqiptarëve, janë kundër shëndetësisë më të shtrenjtë që Edi Rama e promovon si shëndetësia falas, janë kundër çdo lloj grabitje që Edi Rama i bënë çdo ditë jetës shqiptare.

Sot filloi rrënimi, filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqësohet nga Edi Rama. Ditë të tjera do të vijnë edhe më të ethshme, edhe me më makth për Edi Ramën, por do të vijnë ditë më të bukura për shqiptarë, ku zemrat e tyre do të vlojnë nga dëshira dhe nga dashuria për vendin e tyre. Me lejoni edhe një herë që me dorë në zemër dhe duke u falënderuar për pjesëmarrjen dhe angazhimin paqësore, qytetarë dhe model të të gjithë protestuesve, të cilët nuk u bënë pre e provokimeve të njerëzve të Edi Ramës, por nuk u bënë pre e as të gardistëve, por edhe të policisë së Edi Ramës. Sot shqiptarët përballuan me një devotshmëri të paparë mbi 20 herë sulmin me gaz lotsjellës. Gra dhe vajza ku në sytë e tyre lotonin dhe në gojët e tyre kalonte gazi helmues i Edi Ramës, nuk mund të helmojë dot shpirtin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë një të ardhme, kanë një të ardhme të ndritur sepse Edi Rama ka ikur, ka ikur prandaj ta çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur. Faleminderit./syri.net

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.