11:33, 16 Maj 2019

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë mes tyre edhe Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan Nancy Pelosin, me të cilën ka diskutuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Me një shënim në “Facebook”, Kryemadhi theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për më shumë gra dhe vajza në politikë, që puna e tyre të përqendrohet në përmirësimin e vendit.

“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”- shkruan ajo.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë