Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) NULL NULL 21.04.2023 18:23 21.04.2023 18:23 Vedat Sahiti, kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka thënë se festa e Fitër Bajramit sjell harmoni dhe gëzim në mesin e shumë familjarëve. Sahiti tha se besimtarët myslimanë e festojnë këtë ditë pas agjërimit të Ramazanit, njofton Klankosova.tv. “Fitër Bajrami sjell harmoni, gëzim në mesin e familjarëve, në mesin e shumë besimtarëve, ngase është festë që meritojnë besimtarët ta festojnë pas një sakrifice kaq të madhe, siç është përfundimi i muajit të Ramazanit, gjerësisht agjërimi të Ramazanit”, u shpreh Sahiti në Info Magazine në Klan Kosova. “Simbolika e festës së Bajramit e cila vije në përfundim të këtij muaji të bekuar siç vie edhe festa e Kurban Bajramit pas përfundimit të obligimit të haxhit; dy festat më të mëdha islame që shënojnë që është festa e Fitër Bajramit dhe festa e Kurban Bajramit janë të lidhura ngushtë me dy kushtet e islamit njëra prej tyre është agjërimi i muajit Ramazan ndërsa festa tjetër e Kurban Bajramit lidhet ngushtë më obligimin apo me kushtin dhe themelin e islamit, që është përfundimi i haxhit. Meqë jemi në festën e Fitër Bajramit, besimtarët pas një muaji agjërimi në këtë rast 29 ditë, me plot të drejtë gëzojnë festën e Bajramit”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 14 orë më parë
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 18 orë më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 18 orë më parë